Sport

Messi: Vetëm një lojtar është si Suarezi (Foto)

Sergio Aguero është një ndër më të mirët në botë, kështu mendon Messi

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, ka dhënë një intervistë të gjatë për The Sun para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.

Argjentinasi ka folur për shumë gjëra, po ashtu edhe për cilësinë e Luis Suarez, për të cilin mendon se është sulmuesi më i mirë në botë.

I pyetur se kujt i frikësohet për ndeshjen e së martës mbrëma, natyrisht se Messi zgjodhi bashkëkombësin e tij, Sergio Aguero, të cilin e vlerëson si shumë të rrezikshëm para portës.

“Kun është person shumë i mirë, një shok i vërtet dhe një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Njëjtë si Luis Suarez. Janë të ndryshëm me karakteristika, por këta dy lojtarë mund ta vendosin ndeshjen nga çasti në çast”, deklaroi Messi. /Express/