Sport

Messi vazhdon kontratën me Barcelonën (Foto)

Lionel Messi do t’i mbetet besnik skuadrës së Barcelonës
Drejtuesit e Barcelonës dhe Lionel Messi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Siupas të përditshmes sportive katallane, “Mundo Deportivo”, shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet marrëveshja mes të dy palëve, përcjell Express.

Ylli argjentinas ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me opsion të vazhdimit edhe për një vit tjetër, përcjell Express.

Kohëve të fundit ishte spekuluar se Messi mund të largohej nga Barcelona pasi negociatat me Messin kishin zgjatur më shumë sesa ishte menduar.

Por, në fund argjentinasi i ka mbetur besnik klubit ku ka bërë emër si lojtar. /Express/