Lionel Messi do të përballet me një sfidë të re sonte në ndeshje kundër Juventusit në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve në Torino.
Sfida e pesë-herë fituesit të Topit të Artë është të shënojë për herë të parë në qytetin e Torinos, transmeton Express.
Torino është qyteti i vetëm italian nga tri në total në të cilat Messi ka luajtur në Ligë të Kampionëve që nuk ka mundur ta gjejë rrejtën e portës.
Në prillin e kaluar, në ndeshjen e parë të çerekfinales kundër Juventus, Messi jo vetëm që nuk arriti të shënojë, por Barcelona u mund 3-0 nga Juventus në “Allianz Stadium”, që në fund rezultoi edhe në eliminimin e Barçes nga Liga e Kampionëve.
Messi ka shënuar në Milano (dy gola në katër ndeshje kundër Milanit, por asnjë në dy ndeshje kundër Interit) dhe në Romë (në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United më 2009, por jo edhe kundër Romës më 2015).
Messi i ka 97 gola në 117 ndeshje në Ligë të Kampionëve
Messi ka shënuar gola në 22 qytete:
Barcelona 57
Glasgow 5
London 3
Nicosia 3
Prague 3
Donetsk 3
Manchester 2
Leverkusen 2
Madrid 2
Milan 2
Paris 2
Minsk 2
Moscow 2
Kiev 1
Lyon 1
Basel 1
Rome 1
Lisbon 1
Copenhagen 1
Bremen 1
Stuttgart 1
Athens 1
Në 4 qytete nuk ka arritur të shënojë:
Munich 0 (3 ndeshje)
Kazan 0 (2 ndeshje)
Liverpool (1 ndeshje)
Turin 0 (1 ndeshje)
Viktimat e tij më të mëdha kanë qenë:
Arsenal 9 gola
Milan 8 gola
Celtic 8 gola
Bayer Leverkusen 7 gola
Manchester City 6 gola
Ajax 6 gola