Lionel Messi ka thënë se po i mungon prezenca e Cristiano Ronaldos në kampionatin spanjoll.
Ylli portugez kaloi nga Real Madrid drejt Juventus, për të lënë rivalin e tij të vetëm në Spanjë, ku po dominon në të gjitha kategoritë.
Pas këtij largimi, Messi ka thënë se po i mungojnë duelet me Ronaldon, që kur ai u largua në verën e kaluar.
“Më mungon Cristiano. Edhe pse ishte e vështirë ta shohësh tek fitonte trofe, ai i dha La Ligas prestigj” ka thënë Messi për Ronaldon.
“Juve janë pretendent për të triumfuar në Ligën e Kampionëve me transferimin e Cristianos, dhe ndeshja ndaj Atleticos u ka dhënë shumë motiv atyre” ka shtuar argjentinasi.
Pikërisht këto deklarata kanë bërë që Omar Momani i ‘Goal.com’ t’u një karikaturë kësaj dyshe, duke sjellë Messin si protagonist kryesor, tek i cili shfaqet mungesa e Ronaldos.
Messi dhe Ronaldo konsiderohen si futbollistët më të mirë në histori të futbollit. Të dy së bashku kanë fituar 10 Topa të Artë./Lajmi.net/