Sport

Messi parakalon sërish Ronaldon, zbulohen statistikat e frikshme

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy lojtarët që i kanë dhënë tonusin futbollit europian në 10 vitet e fundit. Kjo dekadë ka folur krejtësisht për argjentinasin dhe portugezin që kanë ndarë dhe topet e artë mes tyre. Lojtari i Barcelonës dhe ai i Juventusit kanë shtyrë njëri-tjetrin me rivalitetin e madh që kanë patur ndër vite. 

Ata janë të vetmit futbollistë që kanë shënuar më shumë se 500 gola në dekadën që do lamë pas. Messi kryeson me 579 gola, ndërsa CR7 ka shënuar 554 gola. Argjentinasi ka arritur të dërgojë 522 herë topin në rrjetë me Barcelonën, ndërsa ka përshëndetur 57 herë të tjera portën kundërshtare me kombëtaren. 

Ronaldo nga krahu tjetër ka realizuar 437 gola me Real Madridin, 40 me Juventusin dhe 77 me Portugalinë. Të dy lojtarët kanë shënuar emrin e tyre në histori me gërma të arta. Messi momentalisht ka 6 topa të artë, ndërsda portugezi ka 5 topa të artë. 

the authorGazetaKNN