Lionel Messi e dëshiron ende si partner të sulmit Luis Suarezin dhe jo francezin Antonie Greizmann.
Sipas gazetës spanjolle Don Balon, superylli argjentinas është një fans i madh i Luis Suarezit dhe kjo do të thotë se francezi mund të transferohet në Bernabeu.
Suarez në këtë sezon nuk është duke kaluar në formë të mirë por prapë Messi e ka mbrojtur atë para drejtuseve të klubit dhe se Suarez është partneri më i mirë për të në sulm.
Francezi i Atletico Madridit, Grezimann është duke u lidhur me një kalim në klubin katalan.
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe 26 vjeçari është dëshmuar në futbollin spanjoll dhe Ligën e Kampionëve.
Kampioni i shumëfishtë i spanjës nuk është i kënaqur me sulmuesi Paco Alcacer, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Nou Camp. /abresh.info/





















