Sport

Messi: Nuk e kam ditur se Neymar po largohej

Ylli i Barcelonës, Leo Messi insiston se nuk e ka ditur se Neymar po largohej për të kaluar në PSG

Leo Messi e pranon se ai nuk e ka ditur se Neymar po largohej, për dallim nga disa bashkëlojtarë të tij që thonë se e kishin ditur.

Ai tha se situata ishte e paqartë dhe vet Neymar nuk e kishte të qartë.

“Sinqerisht jo”, tha Messi për ESPN kur u pyet nëse e kishte ditur për largimin e Neymarit.

“Deri në ditën e fundit të turit ne ishim duke folur dhe nuk dinim asgjë. Ai tha se nuk e kishte të qartë se çfarë do të bënte dhe ai nuk e dinte. Të tjerët thanë se e kishin ditur. Por, deri në ditën e fundit nekemi qenë duke biseduar me të”, u shpreh në fund argjentinasi.

Neymar u largua nga Barcelona për të kaluar në PSG për 222 milionë euro. /Express/