Sport

Messi nënshkruan kontratë të re, sot zyrtarizimi

Lionel Messi ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, shkruan IndeksOnline.

Sipas medieve spanjolle, ylli argjentinas është pajtuar me kushtet në klubin Katalunas, dhe ka firmosur kontratë katër vjeçare, që do ta mbaj atë në “Camp Nou” deri në vitin 2021.

Zyrtarizimi i kontratës do të bëhet sot në orët në vazhdim, ndërsa klauzola e futbollistit është rritur deri në 300 milionë euro./IndeksOnline/