Sport

Messi në Manchester City? Zbulohet gjithçka (Foto)

Manchester City nuk do të tentoj që ta transferoj Lionel Messin nga Barcelona
Lionel Messi ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën, e cila skadon vitin e ardhshëm. Pavarësisht kësaj, Manchester City nuk do të tentoj blerjen e argjentinasit. Këtë e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i ekipit anglez, Ferran Soriano.

“Nuk mendoj se Messi mund të transferohet në City. Unë e njoh Messin shumë mirë. Ai dhe familja e tij janë miqtë e mi të mirë. Mendoj se ai do të mbetet në Barcelonë. Ai ka qenë në Barcelonë gjatë gjithë jetës”, ka deklaruar ai.

“Të paktën vitin e ardhshëm, ndoshta ai mund të largohet nga Barcelona. Pas kësaj ai mund të shkojë në Kinë apo në SHBA, por tani mendoj se do të qëndrojë në Barcelonë”. ka theksuar Soriano. /Express/