Një nga më të mirët në historinë e futbollit do të zbresë sonte në fushë, në ndeshjen Barcelona – Eibar.
Lionel Messi pritet të jetë startues në këtë ndeshje, në të cilën ai mund të shkruaj historinë në La Liga, shkruan lajmi.net.
Deri më tani, Messi ka shënuar plotë 399 gola në fanellën e Barcelonës, në kuadër të kampionatit spanjoll.
10-shit katalan i nevojitet vetëm edhe një gol për të prekur shifrën e 400 golave, shifër kjo që nuk është parë më herët në La Liga.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 311 gola në kampionatin spanjoll, mirëpo ai është larguar nga kjo ligë dhe mbetet jashtë garës.
Pra, Messi i vetëm prinë në këtë listë dhe po vazhdon të regjistrojë shifra që vështirë se do të thyhen. /Lajmi.net/