Sport

Messi mbetet në Barcelonë

Futbollisti më i mirë i Barcelonës Lionel Messi, pas disa muaj negociatash, ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021, konfirmoi sot klubi katalonas, transmeton KosovaPress.

Messi më 15 korrik, kur do të kthehet nga pushimi, do të vendosë zyrtarisht nënshkrimin për bashkëpunimin e ri me klubin e Barcelonës, me klauzolën dalëse prej një shume të pabesueshme 300 milionë euro.