Sport

“Messi luan si në PlayStation”

Luis Suarez e ka lavdëruar Lionel Messin për paraqitjen e treguar në fitoren ndaj Espanyolit

Barcelona fitoi derbin ndaj Espanyolit me rezultat 4:1. Në këtë triumf ka shkëlqyer Lionel Messi, i cili ishte i pandalshëm për kundërshtarin.

Luis Suarez ka thënë se ylli argjentinas ka bërë një shfaqje sikurse të ishte në video-lojën e famshme PlayStation.

“Lojërat më derby janë gjithmonë të bukura. Ne fituam dhe ne kemi luajtur mirë. Messi ka bërë një ndeshje si në PlayStation. Ai është një lojtar unik.”, ka theksuar sulmuesi uruguaian. /Express/