Lionel Messi u ka bërë me dije rivalëve se Barcelona në sezonin e ri do të luftoj për të gjithë trofetë
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka folur për herë të parë për sezonin e ri. Argjentinasi, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë japoneze, Rakuten, u ka bërë me dije rivalëve se Barcelona në sezonin e ri do të luftoj për të gjithë trofetë
“Sa herë që ne fillojmë sezonin synimet e klubit janë të qarta. Ne do të mundohemi të fitojmë çdo trofe, dhe shpresojmë që këtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar argjentinasi, i cili vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021.
Ylli i Argjentinës ka folur edhe për trajnerin e ri, Ernesto Valverde, i cili zuri vendin e të larguarit, Luis Enriques.
“Ne duhet filluar nga e para përsëri. Me një trajner të ri të cilin nuk e dimë se si punon, por ne e dimë se është një trajner i madh për atë që ai bëri në klubet ku ishte. Ai ishte shumë i mirë në Valencia dhe Athletic”, ka theksuar Messi. /Express/