Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i ka nderuar punëtorët shëndetësorë në gjithë botën, të cilët po e luftojnë pandeminë koronavirusin ditë e natë.
Covid-19 ka shkaktuar kërdi globale, si pasojë e të cilit kanë vdekur 114.240 persona, ndërsa gati 2 milionë të tjerë janë infektuar, transmeton Gazeta Express.
Superylli i Barcelonës Messi shfaqi përkrahjen e tij në fund të Javës Botërore të Punëtorëve Shëndetësorë, e cila mbaroi të shtunën.
“Java Botërore e Punëtorëve Shëndetësorë mbaroi dje, së bashku me UNICEF-in, dua t’ua shpreh atyre mirënjohjen time më të thellë për punën që po e bëjnë”, shkroi Messi në Instagram të dielën.
“Hero anonim, të cilët durojnë ditë dhe net të gjata larg familjeve të veta, në mënyrë që familjet tona të jenë të sigurta nga Covid-19”, shtoi gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.