Sport

Messi gëzon Barcelonën, pranon të vazhdojë kontratën

Ylli argjentinas i ka thënë ‘po’ vazhdimit të bashkëpunimit me Barcelonën.

Rinovimi i Lionel Messit ishte shndërruar në një çështje te Barcelona aq më tepër që kontrata e futbollistit me blaugranat përfundonte me datë 18 qershor të vitit të ardhshëm por palët duket se kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Sport kjo do të jetë me shumë mundësi kontrata e fundit e Messit me Barcelonën dhe pritet të ketë dhe një përmirësim të ndjeshëm financiar.

Marrëveshja e re do ta lidhë Messin me Barçën për pesë vite të tjera që do të thotë se argjentinasi do ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona, pasi në momentin që do të përfundojë kontrata e re, ai do të jetë 36 vjeçar.