Sport

Messi është gjeni, por Ronaldo e meriton Topin e Artë

Fabio Capello ka folur për dy futbollistët më të mirë të botës.

Ish-trajneri i Real Madridit, ka dhënë mendimin e tij për dy yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sipas italianit këta dy lojtarë nuk mund të krahasohen mes vete, pasi secili ka karakteristikat e veta dhe Ronaldo e meriton që këtë vit ta fitojë Topin e Artë, pas arritjeve të mëdha që ka pasur me Real Madridin dhe kombëtaren e Portugalisë, transmeton KosovaPress.

Në një intervistë për Fox Sports Italia, Capello ka thënë: “Ronaldo e meriton Topin e Artë këtë sezon. Ai është lojtari më i mirë i Real Madridit dhe Portugalisë, e po ashtu ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, duke ndihmuar ekipet e tij me golat e shumtë që ka realizuar”.

“Nuk është një gjeni sikurse ai tjetri (Messi), por gjithsesi është një lojtar i madh. Messi është lojtari im i preferuar, por Ronaldo e meriton Topin e Artë”, ka thënë Capello.

Ronaldo dhe Messi do të ndeshen mes vete më 3 dhjetor në El Clasicon e parë të këtij sezoni.