Sport

Messi e do me çdo kusht këtë lojtar te Barcelona

Ousmane Dembele është shumë afër të largohet nga Barcelona.
Leo Messi nuk e do më francezin në skuadër, andaj ka kërkuar largimin e tij.

Argjentinasi ka kërkuar nga Barcelona që në afatin e janarit ta transferoj Adrien Rabiotin nga PSG-ja, përcjell “lajmi.net”.

Dembel u transferua nga Dortmundi për 150 milionë euro te katalonasit, mirëpo nuk ka arritur ta gjej veten.

Kështu, Messi kërkon që Rabiot të jetë në skuadrën e tyre, duke e kërkuar largimin e Dembeles që mund të përfundoj te PSG-ja. /Lajmi.net/