Lionel Messi ka shënuar dy gola ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen që po zhvillohet në “Camp Nou”
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, ka shënuar dy gola në pjesën e parë kundër Real Sociedad, në sfidën që po zhvillohet në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.
Me këto dy gola, Messi ka shkuar në 45 finalizime këtë edicion deri më tani, duke ka arritur këtë për herë të gjashtë në karrierë.
Më mirë qëndron ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili për gjashtë sezone me radhë ka shënuar mbi 50 gola. /Express/