Sport

Messi – Argjentina, ndodh një problem!

Lionel Messi, vuan nga mbingarkesa muskulore dhe mund të mos luajë sonte ndaj Italisë.
Jorge Sampaoli ka bërë të ditur se asi i Barcelonës, Lionel Messi, vuan nga mbingarkesa muskulore dhe mund të mos luajë sonte në Manchester, kundër Italisë.

Edhe pse lojtari është stërvitur normalisht me grupin, në kampin e Argjentinës janë të shqetësuar për problemin që Messi e solli nga Barcelona dhe mund të mos rrezikojnë në miqësore kundër Italisë, raporton “TyC Sports”.

Se a do të luajë në miqësore kundër Italisë, varet nga ajo se si do të ndihet 30 vjeçari pak orë para ndeshjes.