Sport

Mësohet emri i trajnerit të ri të Milanit

Sport Expressen raporton se Milan ka arritur marrëveshje tri vjeçare me Rafl Rangnick, për t’i besuar postin e trajnerit dhe atë të drejtorit sportiv.

Shumë ndryshime pritet të ndodhin te Milan, duke filluar nga sezoni i ri.

Disa nga drejtorët tashmë janë larguar, dhe një numër tjetër do të largohen në fund të sezonit, me Milanin që do të fillojë diçka të re, me ardhjen e Ralf Rangnick.

Ish trajneri i Schalke, Hoffenheim dhe RB Leipzig, është aktualisht drejtues i sportit dhe zhvillimit te Red Bull, duke mbikëqyruar ekskluzivitetet e tyre nëpër botë.

Tani është edhe Sport Expressen në Suedi, që konfirmon se Ragnick do të marrë drejtimin e Milanit, pavarësisht rezultateve të arritura nga trajneri aktual Stefano Pioli./Lajmi.net/

the authorGazetaKNN