Bashkëpunimet mes artistëve të njohur, nuk kanë të ndalur.
Si duket kjo verë ishte e bashkëpunimeve mes yjeve të estradës.
Së fundmi reperi i njohur Ledri Vula dhe Buta kanë bashkuar forcat për të sjellë së bashku një këngë.
“Mbi re”, titullohet projekti më i ri nga dyshja e njohur.
Kjo këngë pritet të publikohet sot në ora 13:00.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Buta përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.