Milani është i bindur se Gianluigi Donnarumma dëshiron të qëndrojë në “San Siro”.
Por, në rast të një largimi të mundshëm, gjiganti italian do të kërkonte 70 milionë për të, sipas mediave italiane, transmeton Express.
Edhe pse 18-vjeçari e nënshkroi një kontratë të re këtë verë, mediat italiane raportuan dje dhe sot se agjenti i tij, Mino Raiola, është i palumtur me marrëveshjen.
Megjithatë, Sky Italia raporton se Raiola është takuar dy herë me drejtuesit e Milanit gjatë tri javëve të fundit dhe se marrëdhëniet mes palëve janë relativisht të mira.
Donnarumma nuk dëshiron të shitet, por problemi është se Milani nuk e ka nënshkruar asnjëherë marrëveshjen për klauzolën e lirimit të tij.
Duke pasur parasysh këtë, nëse portieri vendos se dëshiron të largohet dhe Milani merr ndonjë ofertë serioze, atëherë Raiola do të ishte mjaft i lumtur ta transferojë klientin e tij në një skuadër tjetër.
Meqë klauzola e lirimit të tij nuk është nënshkruar kurrë, “Kuq e zinjtë” janë të lirë ta hedhin poshtë çfarëdo oferte dhe në këtë mënyrë, sipas mediave italiane, Donnarumma nuk do të largohet për më pak se 70 milionë euro. /Express/