Aktuale

Mësimëdhënësi i shkruan Haradinajt: Nuk t’i patëm borxh gjithë këto fyerje

Pas deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj i cili hodhi në dyshim përgatitjen profesionale të mësimëdhënësve, ka reaguar njëri nga ta.

Në letrën e tij të titulluar ‘Zoti kryeministër s’ta patëm borq’, mësimëdhënësi Kreshnik Osmanaj i shkruan Haradinajt për gjendjen e keqe, jo vetëm në arsim, por edhe të mësimëdhënësve.

Në letrën e tij, të cilën Periskopi e publikon pa ndërhyrje, Osmanaj, ia renditë kryeministrit Haradinaj një sërë çështjesh, me të cilat, thotë ai, se ‘mësimëdhënësit janë të zhgënjyer’.

Zotri kryeministër s’ta patem me borq!

– Deklaratat e njëpasnjëshme drejtuar mësimdhënësve zotri kryeministër janë të papranueshme dhe joreale.

– Zotri kryeministër shumë breza e gjenerata kanë diplomuar pikërisht nga këta mësimdhënës të cilët ti i quan të paaft! A keni diplomuar ju zotri kryeministër edhe ku keni diplomuar?! A jeni i diplomuar edhe ju nga këta mësimdhënës?! A të kanë aftësu ty apo ke diplomuar i paaftësuar?

– Zotri kryeministër këta mësimdhënës që ti i quan të paaftë kanë punuar në shtëpi, kanë punuar në gjendje të jashtëzakonshme, kanë punuar pa asnjë llojë kompenzimi (ju e dini më mirë).

– Zotri kryeministër shumë mësimdhënës janë sakrifikuar nëpër shkolla( ju e dini më mirë)!

– Zotri kryeministër ju luajtët me personalitetet e mbi 25 mijë mësimdhënësve. Qasja juaj është shumë e gabuar. Gjëndja nuk është e kënaqshme por jo me fajin tonë zotri kryeministër, përkushtimi i mësimdhënësve është maksimal. Zgjidhja e problemit kërkon qasje tjetër zotri kryeministër jo me ofendime e kërcënime.

– Zotri kryeministër ne spo kërkojmë rritje pagash për të blerë këmisha e kravata, ne po shkojmë me veshëmbathje të falura ose të dhuruara.

– Zotri kryeministër ne me kursime maksimale (mezi) po e realizojmë një pushim në vit (edhe atë vetëm në verë) edhe po shkojmë në vendet ku spo na kërkohet pasaporta por vetëm letërnjoftimi, spo kemi mundësi me shku në Zvicërr e në shtet tjera të BE-së!

– Pritshmërit ishin që edhe mësimdhënësve t’ju ofrohen pasaporta diplomatike sikurse zyrtarëve tu.

– Zotri kryeministër edhe sot mësimdhënësit punojnë në kushte jo të mira. Zotri kryeministër sot e kësaj dite mësimdhënësi shkon me shkumës e ditar në klasë edhe pse jetojmë në kohën e teknologjisë ( a ka ndryshu diqka prej kohës kur ti e ke përfundu shkollimin?). Në të gjitha sferat e jetës është investuar, arsimi ka mbet anash, objekte janë ndërtuar, kushte nuk ka.

– Muret nuk ofrojnë cilësi zotri kryeministër.

– Zotri kryeministër pritshmërit tona kanë qënë që përkrahja juaj për arsim ka me qenë shumëfish më e madhe, na zhgënjeve!

– Zotri kryeministër s’ta patem me borq!

Me respekt : Kreshnik Osmanaj

Mësimdhënës

Ndryshe, ditë më parë, kryeministri Haradinaj ka thënë se gjendja në arsim në Kosovë nuk është aspak e kënaqshme.

Ai pati deklaruar se ‘Qeveria po incizon gjendjen në arsim’.

Një nga komentet që u mor si fyese për mësimëdhënësit ishte edhe ajo “se ata nuk kanë qenë të mirë në nxënien e dijes’.

“Shumica e atyre që janë në arsim, ni pjesë, nuk janë që ata kanë qenë shumë të dallum e shumë të mirë, pra ata që japin sot dije nuk kanë qenë më të mirët në nxënjen e dijes, që është një e dhanë e çuditshme”, ka thënë Haradinaj.

the authorE B