Sport

Mesfushori i Milanit: Ky është fillimi i ri për Milanin

Pas plot tre muajve, Milani shënoi fitoren e parë para tifozëve të vet në “San Siro” të dielën mbrëma duke e mposhtur Bolognën 2-1.

Jack Bonaventura shpreson se kjo fitore do të mundë të jetë një fillim i ri për Milanin dhe trajnerin e tij Gennaro Gattuson, transmeton Express.

“Ajo cka pati rëndësi sot ishte të fitonim, sepse po vinim nga një periudhë e punës intensive pa korrur rezultate për ta treguar atë”, ka thënë mesfushori për Mediaset Premium.

Ai i shënoi të dy golat e Milanit në një natë me borë në “San Siro”.

“Kemi lojtarë cilësorë për ta mbajtur topin më mirë dhe këtë tentuam ta bënim sot. Shpresojmë se është një fillim i ri për Milanin”, ka shtuar ai. /Express/