Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kamer Qaka, duket se do të largohet nga skuadra e tij rumune CSM Politehnica Iași, gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi ka marrë oferta nga disa skuadra evropiane.
Presidenti i klubit CSM Politehnica Iași, Adrian Ambrosie, ka njoftuar se do të ketë largime nga skuadra e tij gjatë janarit, në mesin e të cilave përmendet edhe emri i Qakës, transmeton Express.
Qaka, i cili debutoi në nëntor për Kombëtaren e Shqipërisë në një ndeshje miqësore ndaj Turqisë, duket se ka marrë oferta nga shumë klube, por që presidenti i klubit rumun nuk i ka zbuluar emrat.
Ai thjesht ka treguar se pejani kërkohet në Spanjë, Itali dhe Portugali.
“Për Kamer Qakën kemi marrë disa oferta nga Portugalia, Spanja, Italia dhe romania”, ka thënë Ambroise. /Express/