Saul Ninguez e ka pranuar se është e komplikuar kur tifozët e vërshëllejnë një lojtar të skuadrës
Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Ninguez nuk është i lumtur me situatën në Kombëtaren spanjolle, pas problemeve të fundit në Kataloni.
Ai po ashtu ka folur edhe për Gerard Pique, i cili është në qendër të kritikave pas mesazheve të tij në Twitter.
Për këtë Saul beson se më e mira do të ishte që Pique të mos postonte mesazhe të tilla në Twitter.
“Është e komplikuar, nuk është më vetëm futboll dhe është e komplikuar për të gjithë, sepse nuk na pëlqen kur luajmë në shtëpi dhe tifozët e vërshëllejnë një lojtarë. Të luash në shtëpi do të thotë të përkrahesh për të arritur fitore. Pique kur luan jep gjithçka për Spanjën”, tha Saul gjatë një konference për media.
“Mesazhet e Piques në Twitter? Ndoshta duhet t’u shmanget. Personalisht nuk do ta bëja”. /Express/