Francis Coquelin ka lavdëruar mesfushorin kosovar Granit Xhaka
Mesfushori francez, Francis Coquelin ka lavdëruar transferimin më të ri të Arsenalit, mesfushorin kosovar Granit Xhaka.
Ai ka thënë se Xhaka do të përforcojë shumë skuadrën e tij, pasi është shumë i mirë.
“Arsenali është skuadër e madhe dhe natyrisht që do të transferojë lojtarë kualitativ. E kam shikuar atë në Euro 2016. Ai ka pasim të mirë, është i fortë dhe i mirë, kështu që mendoj se ai do të përforcojë skuadrën dhe kjo është e mirë”, tha Coquelin për faqen zyrtare të Arsenalit.
Kujtojmë se Xhaka gjatë kësaj vere për 45 milionë euro është transferuar nga Borussia Monchengladbach në Arsenal.