Sport

Mertesacker zbulon të ardhmen e Sanchezit

Per Mertesacker, mbrojtësi i Arsenalit, beson se Alexis Sanchez do të mbetet në Arsenal
Alexis Sanchez ende nuk ka folur rreth të ardhmes. Por, mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, beson se kiliani do të mbetet në Arsenal

“Sanchez do të mbetet patjetër në Arsenal. “Ne kemi një skuadër të fortë dhe nuk duam të humbim asnjë lojtar”, ka deklaruar Mertesacker.

“Edhe në vitin e fundit të kontratës, ne kemi nevojë për të, nuk mund të humbasim Sanchezin”, ka theksuar gjermani.

Më herët është raportuar se Sanchez do të largohet nga Arsenali, derisa interesim për të kanë shfaqur, Inter, Bayern Munich dhe Manchester City. /Express/