Rajon & Botë

Merren peng disa fëmijë nga xhihadistët në Filipine

Një bandë xhihadistësh ka sulmuar një shkollë fillore në Filipine, duke marrë disa pengje.

Militantët e ISIS-it sulmuan një qytet në Filipinet jugore , dukë shënuar kështu qytetin e tretë në vend që sulmohet nga xhihadistët.

Banda xhihadiste hyri në qytetin e Pigcawayan, dhe sulmoi shkollën e të vegjëlve.

Forcat qeveritare mbërritën pas disa minutash por xhihadistët morën disa pengje nga shkolla, për të pasur përparësi në betejën e armatosur me ta.

Raportohet se të pakëtn 9 nxënës janë marrë peng. /SYRI.net/

TEMAT:PENG

the authorE B