Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka vizituar Jerusalemin.
Ai publikoi disa foto në Facebook, duke u shprehur shumë i lumtur për këtë vizitë.
“Ndjehem i privilegjuar qe kemba ime vizitoi Xhamine Al Aqsa te permendur ne suren El Isra vendi nga ku Profeti Muhamed a.s u ngjit ne qiell. Sa te jem gjalle vizita ne ate toke te bekuar si edhe per njerzit e saj nga zemra ime kurre nuk ndahen po edhe nga lutjet e mija. Faleminderit Zoti im”, shkroi Mavraj.