Tech

“Mercom Company” sjell Peugeot 3008 SUV-in e ri në Kosovë

Me rastin e përmbylljes së këtij viti, “Mercom Company” bëri prezantimin e modelit më të ri të veturës Peugeot. Modeli i ri Peugeot 3008 SUV u soll për herë të parë në Kosovë.

Arif Elshani, pronar i kompanisë “Mercom Company” dhe përfaqësues i autorizuar për Kosovë nga kompania “Peugeot”, në mbrëmjen e së martës me rastin e 28 vjetorit të themelimit të kompanisë së tij, publikoi veturën më të re Peugeot 3008 SUV. Elshani tha se kompania “Mercom” ka mbushur plot 28 vite, mirëpo bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze “Peugeot” ka tetë vite që ka filluar.

 

“Kompania jonë mbush përafërsisht 28 vjet dhe për 28 vjet të gjitha të arriturat i kemi së bashku me ju, mund të them që kjo veprimtari që po prezantohet sonte ka filluar para 15 vitesh, por me theks të veçantë ka tetë vite që jemi me kompaninë ‘Peugeot’ nga Franca. Jam shumë i kënaqur që keni ardhur sonte të na nderoni dhe jam edhe më i kënaqur që ju të ndjeheni të lirë, të kaloni një kohë sa më të mirë sa më të kënaqshëm”, tha Elshani.

Zëvendësambasadorja e Francës, Carole Blestel-Feffer tha se në emër të ambasadorit Didier Chabert, ka kënaqësinë të jetë e pranishme në mbrëmjen e organizuar nga Arif Elshani, pronari i kompanisë “Mercom” dhe koncensioneri për “Peugeot” në Kosovë. Blestel-Feffer, cilësoi z. Elshanin si një protagonist të rëndësishëm për hapjen e salloneve të reja të veturave franceze që nga viti 2009.

 

“Në emër të ambasadorit të Francës, z. Didier Chabert kam kënaqësinë të jem sonte këtu, në pritjen e organizuar nga z. Arif Elshani, pronar i kompanisë ‘Mercom’ dhe koncensioner i ‘Peugeot’ për Kosovën. Dua të them sa shumë e vlerësoj këtë mundësi për t’ju takuar juve z. Arif Elshani, që jeni një protagonist i rëndësishëm për hapjen në gjithë Kosovën në njërën prej bukurive të veturave franceze që nga viti 2009, si dhe djalin e juaj Halilin dhe tërë ekipin e juaj”, tha Blestel-Feffer.

“Mercom Company”, reflektoi fuqizimin e sektorit privat në Kosovë, me anë të sjelljes së një kompanie prestigjioze, siç është “Peugeuot” në mbarë botën.

Vizitorët apo klientët potencial, që patën mundësinë të shohin për së afërmi prezantimin e këtij modeli të kësaj marke, e cila cilësohet si njëra ndër markat më të mira në botën automobilistike, u shprehën të kënaqur me prezantimin e modelit më të ri nga “Mercom Company”. /L.Ademaj/