Lifestyle

Mënyrë e thjeshtë për zbardhjen e dhëmbëve

Të gjithë ëndërrojmë të kemi dhëmbë të bardhë.

Por edhe pse dhëmbët e bardhë na bëjnë të dukemi më atraktivë, kjo mund të ju kushtojë qindra euro tek dentisti.

Por ka mënyra të cilat janë krejtësisht falas nëse provoni këtë trik të vogël dhe interesant.

Krejt çka ju duhet është një lëvore të qëruar të bananes, një brushë dhe një pastë dhëmbësh.

Pastroni apo fshini anën e butë të lëvorës në dhëmbët tuaj. Mundohuni të mbani larg mishin e gojës si dhe buzët nga pasta për rreth 10 minuta. Lexoni një libër, shikoni disa video me muzikë, çfarëdo lloji qoftë aktiviteti. Pasi të afrohet koha e duhur, merrni një brushë të dhëmbëve dhe aplikoni pastë në dhëmbët tuaj.

Lani dhëmbët ashtu sikur zakonisht, me pastë të dhëmbëve dhe ujë për të hequr pastën e krijuar me banane. Përsëriteni çdo ditë deri në dy javë.

Kaliumi, magnezi dhe mangani, të gjithë këto përbërës që gjendet në bananen, në mënyrë natyrale ndihmojnë në zvogëlimin dhe pakësimin e njollave të smaltit.

Ja pra! Zbardhimi i dhëmbëve pa kemikale të ashpra apo trajtime të shtrenjta në kushte shtëpiake? Tingëllon shumë këndshëm për të gjithë ne.