ShowBiz

Mëngjeset romantike të Adelina Tahirit

Muajve të fundit ajo ka qenë krylajm në mediet rozë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Adelina Tahiri e cila është komentuar shumë për shkak të lidhjes së saj e më pas për fejesën e papritur, transmeton Gazeta Express.

Sipas medieve në Maqedoni, Adelina është fejuar me avokatin më të pasur maqedonas Seryzha Markov.

Për këtë, ajo kishte marrë kritika të shumta nga fansat e saj. Mirëpo duket se fjalët që qarkullojnë për të nuk po e mërzisin atë.

Adelina shihet tejet e lumtur dhe këtë më së miri e dëshmojnë imazhet që ajo publikon në rrjetet sociale.

Madje mëngjeset e saj janë romantike. Në llogarinë e saj Adelina ka publikuar një fotografi ku shihet kafe e një buqetë më trëndafila të kuq.

the authorE B