Sport

Menez largohet nga Milani, rikthehet në Francë

Milani dhe Jeremy Menez kanë vendosur që të ndajnë rrugët.

Sulmuesi francez do të largohet nga ‘San Siro’, për t’iu bashkuar skuadrës së Bordeaux në Ligue 1 të Francës.

Siç raporton ‘Sky’, kuqezinjtë dhe Bordeaux kanë arritur marrëveshje dhe është përcaktuar që të hënën të mbahen testet mjekësore të lojtarit, transmeton KosovaPress.

Menez është pjesë e Milanit që nga viti 2014 dhe në 43 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 18 gola.