Sport

Menaxheri i Bellerinit shokon tifozët e Barcelonës (Foto)

Barcelona nuk ka bërë ofertë për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin
Albert Botines, menaxheri i Hector Bellerin, ka mohuar raportimet e mediave se Barcelona ka bërë ofertë për mbrojtësin e Arsenalit. Ai ka bërë të ditur se një klub tashmë ka bërë ofertë për Bellerin, por nuk është Barcelona.

“Para se ai të vazhdonte kontratën me Arsenalin, gjashtë ose shtatë klube ishin të interesuara për të. Pasi ai nënshkroi rinovimin, kishte vetëm dy ose tre klube që vazhduan interesimin e tyre për Bellerinin”, ka deklaruar Botines.

“Më duhet të them se kam marrë vetëm një ofertë për të dhe nuk është nga Barcelona. Kam lexuar shumë gjëra në lidhje me këtë interes të supozuar nga Barcelona, por ka qenë një kohë e gjatë që kur klubi më ka pyetur për të”, ka theksuar ai.

Botines nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga të Bellerint nga Arsenali nëse vjen ndonjë ofertë interesante. /Express/