Rajon & Botë

Meksikë: Autobusi përplaset me cisternën, 24 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën 24 persona kanë vdekur të enjten kur një autobus është përplasur me një kamion-cisternë në jugperëndim të Meksikës, shkruan “CNN”.

Pas aksidentit, kamioni-cisternë ka shpërthyer në flake, duke bërë që të humbasin jetën 24 persona, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar.

Autobusi po shkonte drejt bregdetit kur u ndesh me kamionin-cisternë që ishte nisur nga porti “Lazaro Kardenas”.

Ekipet e shpëtimit ende janë në vendin e ngjarjes./syri./

the authorE B