Alban Meha, edhe pse tash e tutje do të luajë për Kosovën, nuk e ka harruar Kombëtaren shqiptare.
Mesfushori kosovar ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet me fanellën e Kosovës dhe Shqipërisë. “Me Kosovën, me Shqipërinë”, ka shkruar Meha.
Kosova sonte do të ndeshet me Finlandës, derisa Shqipëria me Maqedoninë. Të dy ndeshjet do të luhen në kuadër të eliminatoreve për Rusia 2018. /Express.
