Rita Ora tregoi trupin e saj në një fustan i cili lartë kishte ngjyrë të bardhë, kurse poshtë ishte rrjetë e zezë.
Ajo u ka premtuar fansave lansimin e një albumi të ri që nga viti 2015, shkruan DailyMail.
Në tepihun e kuq të ‘Billboard Music Awards 2017’ të mbajtur në Las Vegas të dielën, Rita mori vëmendjen me paraqitjen e saj.
Ylli 26-vjeçar tregoi të brendshmet në veshjen nga Francesco Scognamiglio, që i rrinte për mrekulli.
Rita, emri i lindjes Rita Sahatçiu kishte mbathur sandale të zeza që tregonin pedikyrin e saj të zi.
Ylli shqiptar kishte lëshuar flokët e saj prej biondeje të errët, megjithëse u ngrit në famë si këngëtare, ajo ka kaluar vitet e fundit duke punuar në fushatat e modës.
Rita ka premtuar se të premtën do ta lansojë projektin e saj më të ri me titull ‘Your Song’.
Se sa bukur duket Rita në këtë veshje shikoni fotografitë më poshtë.
























