Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu, janë nisur drejt veriut të Kosovës me qëllim të arrestojnë Marko Djuricin, shkruajnë mediat serbe.
Autoritetet e Kosovës ia refuzuan kërkesën për të hyrë në territorin e shtetit Ministrit të Brendshëm Serb, Nikola Selakovic dhe shefit të zyrës për Kosovës, Marko Djuric
Ata planifikonin të shkonin drejt Mitrovicës të hënën, ku sipas mediave serbe planifikonin të merrnin pjesë në diskutimet në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.
Të premten, Marko Djuric kishte thënë se “shqiptarët nuk mund të më ndalin të i drejtohem popullit timë”.
Express ka raportuar herët në mëngjes se një numër i madh i forcave të Njësisë Speciale të Kosovës, ia ka mësyrë Veriut të Kosovës
Një lexues i Express ka dërguar një video tek shihet një pjesë e rrugës e nxirë nga furgonët e Njësisë Speciale.
Ai thotë se pamjet janë marrë rreth orës 06:00 në mëngjes.