Mediat serbe janë të sigurta se Ramush Haradinaj do të lejojë formimin e komunave serbe në Kosovë. “Blici” serb shkruan sot se Haradinaj ka një marrëveshje me të cilën obligohet që të formojë komunat e paralajmëruara serbe.
Sipas analistëve serbë, kryeministri i Kosovës duhet të zbatojë plotësisht marrëveshjen e Brukselit, kusht të cilin ia ka vënë edhe Lista Serbe.
“Ramush Haradinaj duhet të gëlltisë bretkosën e madhe. Ai me çdo kusht duhet të lejojë krijimin e komunave serbe në Kosovë. Këtë e kishte kundërshtuar fuqishëm, por është kusht i Listës Serbe dhe respektim i marrëveshjes së Brukselit” thuhet në shkrimin e medias serbe./Indeksonline/