Iniciativa qytetare ‘Lista Serbe’ pritet që sot të mbajë një takim elektoral në Mitrovicë për të zgjedhur lidershipin udhëheqës të partisë.
Sipas raportimit të bërë nga gazeta serbe ‘Novosti’, kryetari i ri i Listës Serbe do të jetë, Goran Rakiq, i cili ndryshe është edhe i pari i komunës së Mitrovicës veriore, transmeton Indeksonline. Po ashtu pritet që të vendoset edhe kryesia e Listës Serbe, e cila do të përbëhet nga nëntë anëtarë.
Ndër të tjerash sipas informacioneve jozyrtare të po të njëjtës së përditshme thuhet që kryetari i deritanishëm i Listës Serbe, Slavko Simiq do të jetë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, post ky i cili në legjislaturën e kaluar i takonte Sllobodan Petroviq nga Partia e Pavarur Liberale./Indeksonline/