Aktuale

Mediat ruse sulmojnë ashpër Vuçiqin

Politika e Jashtme e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq në gjashtë muajt e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes në mediet ruse, ku kanë dominuar dy qëndrime të kundërta.
Nga njëra anë politika e Vuçiqit ndaj Rusisë është pranuar me mirëkuptim dhe miratim, ndërsa disa media shtetërore haptas kanë deklaruar se presidenti serb do ta çojë Serbinë drejt NATO-s dhe se ai është një tradhtar i Rusisë.

Politikani rusi i cili jeton në Beograd, Nikita Bondarjev, beson se është ende herët që Vuçiq haptazi të quhet tradhtar pasi dihet simpatia e tij e madhe ndaj Rusisë, transmeton Lajmi.net.

Është e rëndësishme të theksohet se në inaugurimin e Vuçiqit president të Serbisë, të pranishëm ishin përfaqësues rusë, zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Bordit ‘Rusia e Bashkuar’, Sergei Zeleznjak etj. Duhet shtuar se javë më parë për vizitë zyrtare në Beograd ishte edhe kryetari i shtetit Duma Vyacheslav Volvodin i cili uroi Vuçiqin për postin e marrë.

Sipas Bondarjev, prania e këtyre politikanëve të rëndësishëm dëshmon për rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe Rusisë.

Ndërsa, Sputniku rus shkruan se Rusia duhet ruajtur marrëdhëniet me Serbinë pasi Aleksandar Vuçiq mund të bëhet politikani me ndikimin më të madh në Ballkan.

Analistët rusë e shohin Vuçiqin si tradhtar pasi sipas tyre ka filluar të veprojë në mënyrë tejet liberale duke marrë shembull të përfolurën për kryeministre Anne Brnabiq e cila është lesbike.

the authorE B