Aktuale

Media serbe e Vuçiqit tregon se çka u bisedua në takim me Thaçin në Bruksel

Presidenti Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë përfunduar takimin në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Në takim thuhet se u bisedua për marrëdhënie afatgjate të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Tanjug, media serbe, shkruan se gjatë takimit, Presidenti serb e ka hapur temën e arrestimit të Bogdan Mitrovic në Suharekë, transmeton Gazeta Express.

Bogdan Mitrovic u arrestua para dy ditëve, si i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bogdan Mitrovicit i është përcaktuar masa e arrestit prej 38 orëve.

the authorE B