Sport

Media angleze tregon se kur vendos Xhaka për Kosovën (Foto)

Granit Xhaka në ditë në vazhdim do të vendos nëse do të luaj apo jo për Kosovën

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka do të marrë ftesën e përzgjedhësit Albert Bunjaki, për të luajtur në kualifikimet për Kupën e Botës.

Xhaka luan për përfaqësuesen e Zvicrës, por Evening Standart shkruan se, Xhaka në fund të këtij muaji do të marrë ftesë nga Federata e Futbollist të Kosovës dhe atëherë do të vendos edhe lojtari.

“Kosova i ka ftuar publikisht dhe personalisht të gjithë lojtarët që luajnë për Kombëtare të tjera. Të gjithë janë të mirëpritur që të na bashkohen në sfidën tonë të re dhe të rëndësishme”, ka thënë një zyrtar i FFK’së për Evening Standard.

“Ne e vlerësojmë atë që kanë bërë shtet si Zvicra për t’i rritur djemtë tanë, por ne i duam ata mbrapa. Kosova ka nevojë për lojtarët si Granit Xhaka”.

Kujtojmë se Kosova është po ashtu edhe në pritje të emrave të tjerë të mëdhenj që luajnë në futbollin evropian dhe deri në fund të këtij muaji pritet të merret vesh çdo gjë.

Kosova ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës do ta zhvillojë me 5 shtator kundër Finlandës. /