Xhudistet kosovare kanë lënë shenjën e tyre në Kupën Europiane për Juniore “Athina 2019” .
Pas Erza Muminoviqit medaljen e artë e fitoi edhe Flaka Loxha, në kategorinë 57 kilogramë.
“Greqia sot për të dytë herë me himn e flamur të shtetit tonë po njoftohet. Flaka Loxha e shkëlqyeshme sot. E artë 57 kg”, ka shkruar Driton Kuka.