ShowBiz

Meda dekretohet me dekoratën “Shkelzen Haradinaj” (Foto)

Këngëtari i njohur Meda është ndër më të kërkuarit në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.
Si një artist me vlera muzikore, Meda njihet edhe për humanitetin e tij, transmeton Gazeta Express.

E pikërisht për këtë, Meda një ditë më parë ka marr një dhuratë shumë të rëndësishme nga i pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj i cili po në këtë ditë ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Rasim Selmanaj ka dekretuar Medën me dekoratën “Shkelzen Haradinaj”.

“Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj dekreton me dekoratën SHKELZEN HARADINAJ, z. Mehdin Përgjegjaj. Këngëtarit të mirënjohur shqiptar, artistit i cili përveç vlerave të muzikës përfaqëson njeriun e vërtet human. Një nga këngëtarët i cili ka përkrahur fushatën “Me Ramushin”, shkruan në këtë dekoratë.

Kjo gjë e ka bërë këngëtarin të ndihet i privilegjuar dhe këtë moment e ka ndarë me të gjithë fansat e tij në Instagram, ku edhe mori urime të shumta.

the authorE B