Conor McGregor ka folur për propozimin që i ka bërë Khabib Nurmagomedov për një luftë duke thënë se do të jetë një ndeshje si në ‘’filmat e Rockit’’.
Gregor, që u kthye fuqishëm pas një fitoreje për 40 sekonda ditë më parë, i ka propozuar përseri dyluftim kampionit aktual, Khabib, përcjell lajmi.net.
Në duelin e tyre në vitin 2018, Gregor doli kokëulur nga ringu me Khabib që e mbrojti titullin si më i miri i këtij sporti. Mirëpo për amerikanin një dyluftim do të ishte më se i mirëpritur.
‘’Do të jetë një ndeshje sikur në filmat e Rockyt, e dua spektaklin dhe dua të bëj spektakël’’, u shpreh 31 vjecari.
Gjatë 26 luftrave të zhvilluara në artet marciale, amerikani regjistron 22 fitore duke qenë ndër më të famshmit e UFC-së. /Lajmi.net/