Siç duket Conor McGregor tashmë e ka harruar humbjen ndaj Floyd Mayweather në Las Vegas muajin e kaluar.
Ai është në Spanjë duke i kaluar pushimet së bashku me miq dhe familjen e tij tash e disa ditë, transmeton Express.
Këtë e ka vërtetuar duke postuar foto nga ishulli i vogël spanjoll pranë Ibiza, Formentera, ku pranë tij ishte duke lundruar edhe superjahti 360 milionë dollarësh.
Jahti Sailing Yacht A është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.
Më shumë se 100 milionë dollarët që McGregor fitoi në ndeshjen e boksit ndaj Mayweather kanë bërë që irlandezi të mos e ketë me nxitim kthimin në “oktogon”. Trajneri i tij, John Kavanagh ka thënë disa ditë më parë se është shumë e vështirë që McGregor të ndeshet para vitit 2018.