Sport

McGregor dhe Diaz përleshen me shishe uji (Video)

Një sherr i jashtëzakonshëm në prezantimin e ndeshjes McGregor-Diaz, e vlefshme për artet marciale të përziera në UFC

Conor McGregor u paraqit vonë në konferencën për shtyp të prezantimit të ndeshjes dhe Nate Diaz nuk e duroi dot këtë, duke u larguar nga konferenca.

Nate Diaz dhe stafi i tij, ndërkohë që po iknin, nisën të shanin në distancë dhe më pas hodhi edhe një shishe me uji.

Ky u fundit u përgjigj duke i hedhur të gjitha shishet që kishte pranë, por që situata u qetësua dhe nuk vazhdoi me tej.

Kujtojmë se meçi Conor McGregor dhe Nate Diaz do të zhvillohet këtë të shtunë.