Bosi i Ipswich Toën, Mick McCarthy thotë se është i kënaqur me futbollistin kosovar, Bersant Celina, transmeton IndeksOnline.
20 vjecari, luajti tri ndeshje me Ipsëich që prej transferimit të tij nga Manchester City.
Ai shënoi një gol të bukur në fitoren 2 me 1, në takimin e së shtunës me Sheffied U23.
“Ai shënoi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, Ai ka qenë këtu për 12 javë, por ai ka qenë i sëmur për rreth shtatë javë. Ai luajti një ndeshje të mirë me U23 dhe duket shumë i mprehtë. Mendoj se nëse vini nga Manchester City duhet të keni diçka, e ai ka”, ka thënë McCarthy.
Kujtojmë se Celina sezonin e kaluar ishte i huazuar në kampionatin e Holandës, te ekipi i Twentes./IndeksOnline/